Sarandë, dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 35- vjeçari
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” njështetas 35 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë pasi, sipas policisë, 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.