Refuzimi i Dritan Lelit, Rama i prerë: Me të, pa të, ne do arrijmë objektivin në Vlorë
Kryeministri Edi Rama shuajti zërat në lidhje me kandidimin e kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli ku tha se ai i kishte bërë një ftesë për të kandiduar por që nuk e kishte pranuar Leli.
Për këtë Rama tha se pavarësisht refuzimi të tij PS do të arrijë objektivat e veta në Vlorë.
“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme, nuk ka fare rendësi se çmendon njëri dhe tjetri.
Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës nuk e ka parë të arsyeshme, me të pa të skuadra jonë do të arrijë objektin bazë”, tha Rama.