Rama: Objektivi i PS-së është 88 mandate në zgjedhjet e 25 prillit
Partia Socialiste synon 88 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi objektivat në cdo qark, deklaroi se Partia Socialiste ka si synim bazë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate.
“Tani dua tu bëj një prezantim të objektivave bazë dhe maksimalë të skuadrave qark për qark, objektivi minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në parlament në 2017 të mos bjerë, ky është minimal. Objektivat bazë do i nxjerr qark për qark;
Shkodër
Objektiv bazë 4 mandate, maksimal 5
Kukës
Objektivi bazë dhe maksimal 2 mandate
Lezhë
Objektivi bazë 3 mandate dhe maksimal 4
Dibër
Objektivi bazë dhe maksimal 3 mandate
Durrës
Objektivi bazë 8 mandate dhe maksimal 9
Tiranë
Objektivi bazë 19 dhe maksimal 20
Elbasan
Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9
Fier
Objektivi bazë 10 mandate, maksimal 11
Berat
Objektiv bazë 5 mandate dhe maksimal 6
Korçë
Objektiv bazë 6 mandate dhe maksimal 7
Vlorë
Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9
Nëse e shohim përmbledhjen ne kemi objektiv bazë që të arrijmë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate” tha Edi Rama.