PS dhe PD “takohen” në Delvinë, fushatë në të njëjtën kohë
Dy forcat politike PD dhe PS kanë sot njëkohësisht në qytetin e Delvinës duke bërë fushatë elektorale.
Si kandidatja e PS-së Anila Denaj dhe ajo e PD-së Ina Zhupa kanë zhvilluar takime me strukturat dhe qytetarët.
“Me bashkëpunëtorë të çmuar të Partisë Socialiste në Delvinë, që më kontributin e tyre kanë çuar përpara punët e kësaj strukture.
Ndamë së bashku vizionin për arritjen e fitores në 25 Prill, si dhe për vijimin e angazhimeve që kemi ndërmarrë, për transformimin e çdo skaji të vendit”, shkruan Denaj.
“Delvina tregon energjinë, forcën, vendosmërinë, vullnetin për të ndryshuar.
Ka ardhur koha që mos fitoj vetëm Rama dhe një grusht njerëzit po të fitoj çdo qytetar.
Më 25 prill votojnë PD, votojnë fitoren e tyre”, nënvizon Zhupa. /Sarandanews.com/