Prefekti Mamaj takim me Arben Çipën dhe Jordi Caballe: Promovime për shërbimet e Kroçierave në portin e Vlorës dhe Sarandës
Prefekti i Qarkut Vlorë priti sot në ambientet e institucionit z. Jordi Caballe, Sekretar i Përgjithshëm në organizatën MED-CRUISSE dhe z. Arben Çipa, Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik të Shqipërisë.
Në këtë takim u prezantua projekti për të promovuar shërbimet e Kroçierave në portin e Vlorës dhe Sarandës.
Duke u vlerësuar si resurs me vlera elitare dhe me shumë impakt për turizmin në Qark, gjatë takimit u vendosën ura bashkëpunimi midis palëve për sezonin e ri Turistik 2021.
I pranishëm ka qënë dhe përfaqësuesi nga Porti i Vlorës për të rritur frytshmërinë e bashkëpunimit.