Përfundon procesi i shpimit të puseve në Vrion, që shërben për furnizimin me ujë të Sarandës
Përfundoi rikonstruksioni i Pusshpimeve të Vrionit të cilët shërbejnë për furnizimin me ujë të Sarandës.
Pas këtij rikonstruksioni kapaciteti prodhues i të tre puseve është në kapacitet të plotë nga 75 l/sek secili.
Gjithashtu është në përfundim edhe rikonstruksioni i pusshpimit në Cukë që shërben për furnizimin e Ksamilit.
Prej mëse një muaji furnizimi i Sarandës (zona qendër, kodër, turizëm – kanali Çukës) furnizohen 24 orë dhe në zonat e tjera është shtuat ndjeshëm furnizimi.
Me përfundimin e investimeve prej rreth 5 milionë usd, që po kryhen nga qeveria nëpërmjet bashkisë për Ksamilin, Lugun e Dardhës dhe Baba Rrexhepin do të garantohet furnizimi edhe për këto zona 24 orë.