Pakti i “djallit” PDIU-PBDNJ, Teuta Ramaj nga Konispoli, kandidatja që kërkon mbështetjen e komunitetit çam nën siglën e PS
Për herë të parë pas shumë vitesh, lista e qarkut Vlorë e PS është pasurur me personalitete të të gjitha fushave, që përfaqësojnë denjësisht komunitetet ku ata kandidojnë.
Një ndër to është kandatja Teuta Ramaj, që këto zgjedhje ka vendosur të kandidojë në siglën e Partisë Socialiste, duke u larguar nga PDIU që në këto zgjedhje është aleate me PD-në dhe “djallin” PBDNJ.
Znj. Ramaj me orgjinë nga Konispoli është renditur në vendin e nëntë në listën e PS, aq sa është dhe objektivi i kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit.
Kandidatja për deputete, Teuta Ramaj në fjalën e saj përshëndetëse pak ditë më parë gjatë prezantimit në Vlorë ju drejtua komunitetit çam. ’’Duke ju referuar problematikave të komunitetit, më është krijuar bindja se ky është hapi i duhur për të përfaqësuar komunitetin Çam. Ne nuk kemi shkuar dhe nuk shkojmë askund, adresa jonë e vetme është Çamëria, dhe rruga jonë e vetme është ajo që çështjen çame do ta çojë përpara”.
Ajo theksoi se iu bashkua ekipit të PS-së pas mbështetjes që PS i jep komunitetit Çam dhe garancisë për të realizuar disa prioritete të ketij komuniteti: si sheshi i cili do të marrë emrin e një patrioti të shquar çam. Në Vlorë do të ngrihet muzeu i Çamërisë, qendra social- kulturore çame si dhe rritja e përfaqësimit të çamëve në Qarkun e Vlorës.
“Unë do të gjendem në Çdo institucion qëndror dhe lokal për të kërkuar për ju dhe për t’ju përfaqësuar juve duke gjetur zgjidhje për problematikat tuaja.”, theksoi kandidatja Teuta Rama.