Niko Kuri takim me banorët e fshatrave malorë të Livadhjasë: Ja prioritetet e investimeve

Kandidati për deputet i PS-së Niko Kuri takimet e radhës i ka pasur me banorët e fshatrave malorë të Livadhjasë.

Teksa ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, mjeku i mirënjohur Niko Kuri ka vendosur prioritet se kush do jenë investimet e reja që do bëhet në këto zona.

“Fshatrat malore të Livadhjasë:Gravë, Qesarat, Karroq, Grazhdan dhe Zminec vizituam dje dhe sot. Banorët na rrezervuan mikpritje të ngrohtë dhe një bisedë të kulturuar për problemet që përballojnë çdo ditë por dhe ato që shkaktoi covidi dhe izolimi me Greqinë.

Është fakt që gjithë kjo zonë përballon probleme me infrastrukturën. Rruga Livadhja-Ripes dhe degëzimi për në Karroq ose nga Ripesi për në Theollogo, por edhe restaurimi i rrjetit elektrik të zonës është ndër prioritetet tona të drejtëpërdrejta.

Lidhur me sistemin e rrjetit të ujit të pijshëm punimet vazhdojnë me intensitet te madh edhe ne Merko, nga i cili vitin e ardhshëm do të furnizohen me ujë të pijshëm për 24 orë në ditë 15 fshatra të zonës. Dhe kjo falë këmbënguljes së autoritetit Vendor për të paraqitur një projekt të saktë në qeveri dhe për të thithur në kohë fondet e vëna në dispozicion.

Meriton kujdes të veçantë kjo zonë, se është e mbushur me monumente kulturore me vlera historike dhe arkitekturore të veçanta si kalaja e Ripesit, kalaja e Paleomonastirit në Karroq, Qypat e Çezarit në Qesarat, Kështjella e Ali Pashait në Mahalla etj. Është momenti të vihen në dispozicion të zhvillimit të turizmit në këtë zone”, shkruan Niko Kuri. /Sarandanews.com/