Kush është 31 vjecari që u vra sot në mes të Vlorës
Tauland Gjikaj, 31 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit.
Sipas policisë, 31-vjeçari humbi jetën në spitalin e Vlorës, për shkak të plagëve të marra. Rrethanat e kësaj vrasjeje momentalisht janë të paqarta.
Burime thonë se policia ka mundur të bjerë në gjurmët e autorit dhe e ka ndaluar atë.
Megjithatë, në njoftimin e saj paraprak për mediat, Policia e Vlorës thotë se “është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.”