Jolio Dine denoncon: Mësuesit në Sarandë janë vënë nën presionin qeveritar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jolio Dine, uroi për festat e 7-8 marsit. Mes të tjerash ai deklaroi se mësuesit në Sarandë janë vënë nën presion qeveritar për të dhënë secili nga 10 emra të sigurt votues të Partisë Socialiste. Ai ndërkohë prezantoi edhe programin e rritjes së pagave që Partia Demokratike ka për mësuesit.

Deklarate per shtyp e z. Jolio Dine, anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike

?Partia Demokratike Dega Sarande dënon forcërisht aktin denigrues për profesionin e mesuesit në sigurimin e votave në zgjedhjet e ardhshme.

?7 dhe 8 marsi i sivjetshëm, vijnë ndryshe nga vitet e tjera. Pandemia me të cilën po lufton e gjithë bota, e pamundeson festën tradicionale të mësuesve dhe femrave.

⚠️Ne 7 marsin e sivjetëm mësuesit e Sarandës janë vënë nën presionin e drejtuesve të tyre, për të siguruar secili një listë me nga 10 votues të Partise Socialiste. ⛔️Veprim i ulët, denigrues, poshtërues që i bëhet sot dinjitetit dhe personalitetit te mësuesit sarandiot.

➡️ Partia Demokratike vjen sot me një buqetë për cdo mësues:

✅60% rritje te pagës

✅Asnjë mësues me pagë nën 700 euro

✅Pagë 900 euro në muaj për pedagogët

✅1300 euro për profesorët

? Eshte dhurata jonë për ata të cilët ne sot i përulemi me mirenjohje.

??Urim i veçant shkon sot për 8 marsin, për të gjithë vajzat, gratë dhe nënat sarandiote. Ju heroinat e familjes tradicionale shqiptare, meritoni më shumë vëmendje dhe përkushtim.

?Partia Demokratike në themel të programit të saj ka:

▶️Familjen

▶️Mirëqënien

▶️Punësimin

✅25 prill-i do të jetë një ditë kthese që 8 marsi i vitit 2022 t’ju gjej më të qeshura, më të lumtura dhe me vemendjen që meritoni.

#ShqiperiaFiton
#SarandaFiton