Ina Zhupa takime në Finiq e Mesopotam: Të gjithë bashkë për fitoren e 25 prillit
Kandidatja e PD për Sarandën, Ina Zhupa, vijon takimet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Znj. Zhupa ka zhvilluar këtë të mërkurë takime në Finiq e Mesopotam.
“Me grupseksionin e Mesopotamit! Te gjithe bashke per fitoren e 25 prillit.
Nga grupseksioni Finiq! Bashkim dhe force per te ndalur te keqen me 25 prill”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale.
Ina Zhupa renditet e dyta në listën e PD për qarkun Vlorë dhe prej javësh ajo ndodhet në Sarandë ku po punon për të arritur një rezultat pozitiv. /Sarandanews.com/