FRPD Sarandë takim në lagjen e demokratëve të qytetit: Ne do fitojmë
Lagjia pas “Hotel Butrinti” që njihet si një zonë e djathtë në Sarandë është zhvilluar takimi i radhës i të rinjve të FRPD Sarandë.
“Pasditen e sotme fushata “derë më derë” ka vazhduar me banorët e zonës pas “Hotel Butrintit”, zonë kjo e cila njihet si më qëndrestarja dhe demokratikja e qytetit.
Të rinjtë e FRPD kanë dëgjuar shqetësimet dhe problemet e banorëve, të cilët duken qartazi të zhgënjyer nga kjo qeveri. Papunësi e lartë, pensione të ulta, sistem shëndetsor i dobët dhe taksa të papërballueshme, ishin këto disa probleme të qytetarëve.
Por, ajo që binte në sy ishte shpresa dhe dëshira e madhe e njerëzve për të ndryshuar dhe për t’i risjellë buzëqeshjen qytetit dhe vendit”, shkruan FRPD Sarandë.