Denaj: Me mbështetjen që qeveria ka dhënë, prodhuesit e zonës së Konispolit po synojnë të ulin kostot e të rrisin cilësinë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj së bashku me kryetarin e bashkisë Kosnipol, kanë zhvilluar një takim me një nga bizneset vendase.

Ministrja Denaj shprehet se fal mbështetjes së qeverisë prodhuesit e Konispolit po synojnë të ulin kostot e të rrisin cilësinë për t’u zgjeruar më tej në treg.

“Me mbështetjen që qeveria ka dhënë dhe do të vijojë edhe në #mandatin3, prodhuesit e zonës së Konispolit po synojnë të ulin kostot e të rrisin cilësinë për t’u zgjeruar më tej në treg.

Me kryetarin e Bashkisë Konispol, në biznesin e përpunimit të qumështit “Djath Konispoli” e ngritur nga dy vëllezër, ku rëndësi i kushtohet procesit, nga grumbullimi e deri në produktin përfundimtar, si pjesë e rëndësishme e zinxhirit të prodhimit”, nënvizoi Denaj. /Sarandanews.com/