Denaj dhe FRESSH Sarandë mbjellin lule: Ngjyrat e pranverës dhe besimin e një fitoreje të thellë

Së bashku me të rinjtë e FRESSH Sarandë, Ministrja Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj kanë mbjellë sot rreth 40 lule bukenvile në Sarandë.

Kandidatja për deputete dhe të rinjtë e FRESSH i kanë mbjellë në lagjen nr.1, ku sipas Denajt do t’i sjellë kësaj zone ngjyrat e pranverës dhe besimin e një fitoreje të thellë në 25 Prill.

“Për Sarandën e bukur, e cila ndryshon çdo ditë dhe që po përgatitet të presë turistët vendas dhe të huaj, me një transformim rrënjësor.

Së bashku me të rinjtë e Fressh Sarande zgjodhëm të mbjellim 40 bukenvile ose siç njihen ndryshe si “Lulja e Sarandës”, në Lagjen 1, për t’i sjellë kësaj zone ngjyrat e pranverës dhe besimin e një fitoreje të thellë në 25 Prill”, shkruan Anila Denaj. /Sarandanews.com/