Damian Gjiknuri poston foton: Kjo është skuadra fitores historike në 25 Prill
Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri është i bindur në një fitore “historike” në zgjedhjet e 25 prillit.
Në rrjetet sociale ai ka postuar një kolazh fotografish të kandidatëve për deputetë në këtë zonë dhe thotë se kjo është “skuadra e fitores historike në 25 prill”.
Kujtojmë se mes debatesh, diskutimesh të gjata, mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste dorëzoi listat me kandidatët për deputetë. Vetë Gjiknuri është i 7-i në listën e Vlorës, sipas strategjisë së re të kryeministrit Edi Rama për renditjen e drejtuesve politikë në bazë të mandateve që kanë marrë në zgjedhjet e 2017-ës.