Bujar Leskaj takime në Sarandë, thirrje qytetarëve dhe intelektualëve: Bashkohuni me PD-në se do fitoni

Drejtuesi politik për qarkun Vlorë Bujar Leskaj, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD me ish-drejtues të degës ndër vite dhe me ish-drejtues të pushtetit vendor të Sarandës gjatë qeverisjes së PD.

Leskaj shkruan se gjatë takimit u diskutua rreth shqetësimeve për problematikat e qytetit dhe mënyrën se si mund të gjendet zgjidhja.

“Zhvillova në ambientet e selisë së Partisë Demokratke Sarandë, një takim me ish-drejtues të degës ndër vite dhe me ish-drejtues të pushtetit vendor të Sarandës gjatë qeverisjes së PD.

Në takim diskutuam për programin e Partisë Demokratike, zbatimin e tij kur PD të vijë në pushtet dhe shkëmbyem mendime dhe ide për mbarëvajtjen sa më të mirë të fushatës.

Motivimi i strukturave në prag të fushatës elektorale, gadishmëria e kontribuuesve në këto zgjedhje ku ndahet e mira nga e keqja ishin në qendër të bashkëbisedimit tonë.

Ndamë së bashku shqetësimet për problematikat e qytetit dhe mënyrën se si mund të gjendet zgjidhja”, shprehjet Leskaj.

Në vazhdim ai foli rreth krimjit të Forumit Qytetar për Sarandën si dhe u bëri thirrje gjithë intelektualëve e qytetarëve sarandiotë që të bashkohen në PD.

“Diskutuam për krijimin e Forumit Qytetar për Sarandën, (ide, e cila ishte hedhur, por që zbatimi u ndërpre për shkak të largimit të papritur nga jeta të kryetarit Hariz Mëma).

Nga kjo mbledhje iu bë një ftesë e sinqertë të gjithë intelektualëve e qytetarëve sarandiotë, pavarësisht bindjeve politike, të cilët po krijojnë dhe zhvillojnë jetën sa civile aq edhe ekonomike të qytetit të Sarandës.

Me qytetarët sarandiotë në krah në 25 prill fiton Shqipëria!”, përfundoi Bujar Leskaj. /Sarandanews.com/