Braktisi minoritetin, Vangjel Dule shfaqet në Sarandë me kandidaten e PD-së
Kandidatja për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, zhvilloi takime me banorët minoritarë për tu prezantuar planin e Partisë Demokratike për qeverisjen pas 25 prillit. Zhupa tha se ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, vijon takimet me banorët që kërkon t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit.
Nga Finiqi, Zhupa u shpreh se ndryshimi për shqiptarët do të jetë i prekshëm pas zgjedhjeve.
“Çdo qytetar meriton të shërbehet dhe ne duhet të jemi shërbëtorët e parë publikë që pastaj të vijmë me dinjitet për t’ju kërkuar votën për mandatin e dytë.”
Zhupa u ndal tek heqja e taksës së karburantit, heqja e tarifës universitare për disa kategori familjesh, si pika të planit të demokratëve për qeverisje.
“Në rast se unë vi pas katër viteve këtu mos ma jepni më votën, duhet të vi herë pas here të jap llogari, tu them çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë më shumë bashkë”.
Kandidatja demokrate, shoqërohej nga Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimit Demorkatik për të Drejtat e Njeriut, që përfaëson minoritetin grek. Zhupa tha se me ardhjen e PD në qeveri, do të kthehet vëmendja për investimet e munguara në Bashkinë e Finiqit.