Ambasadori Kosovës takim me Adrian Gurmën: Investimet e bëra garanci që këtë sezon turistik Saranda do mirëpresë pushuesit nga trojet shqipfolëse

Gjatë sezonit të kaluar turistik, pushuesit nga Kosova zgjodhën Sarandën si destinacionin e preferuar për të pushuar.

Dhe gjatë këtij viti Saranda mbetet e preferuara e kosovarëve dhe për të rritur më tej bashkëpunimin, kryebashkiaku Adrian Gurma ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Kosovës Nait Hasani.

Tema e bisedës ka qenë mbi aktualitetin, situatën ekonomike në kushtet e pandemisë, si dhe mbi mundësitë e gjetjes së mekanizmave për nxitjen dhe lehtësimin edhe më tej të levizjes së qytetarëve të Kosovës drejt Sarandës jo vetëm për turizëm,por edhe për biznes dhe anasjelltas të qytetarëve shqiptarë drejt Kosovës.

“Kisha kënaqësinë të mikprisja Ambasadorin e Kosovës z.Nait Hasani,me të cilin patëm një bisedë të ngrohtë dhe vllazërore.

Diskutuam mbi aktualitetin,situatën ekonomike në kushtet e pandemisë ,si dhe mbi mundësitë e gjetjes  së mekanizmave për nxitjen dhe lehtësimin edhe më tej të levizjes së qytetarëve të Kosovës drejt Sarandës jo vetëm për turizëm,por edhe për biznes dhe anasjelltas të qytetarëve shqiptarë drejt Kosovës”, u shpreh Gurma.

Me tej kreu i bashkisë shtoi se investimet e bëra dhe angazhimet në vijim janë garanci, që edhe këtë sezon turistik Saranda do të mirëpresë dhe do të ofrojë më të mirën për pushuesit nga trojet shqipfolëse

“Falenderim i veçantë për të gjithë vëllezërit nga Kosova që zgjodhën të pushojnë shqip dhe kryesisht në Sarandë.

Investimet e bëra dhe angazhimet në vijim janë garanci,që edhe këtë sezon turistik Saranda do të mirëpresë dhe do të ofrojë më të mirën për pushuesit nga trojet shqipfolëse”, nënvizoi Adrian Gurma. /Sarandanews.com/