Alket Hyseni u premton zgjidhjen e energjisë elektrike banorëve në Manastir: Falë PS dhe Edi Ramës

Lagja e Manastirit në Sarandë ka qenë ndalesa e radhës e deputetit Alket Hyseni.

Projekti 1 milionë € nga OSHEE për të zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me energji elektrike, ka qenë premtimi që Hyseni ka bërë përpara banorëve.

“Takim me banorë të Manastirit në Sarandë.

Projekti 1 milionë € nga OSHEE për të zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me energji elektrike.

Investim më shumë se 30 vite të marra së bashku. Transformimi ka emër PS dhe Edi Rama”, nënvizon Hyseni.