Aksioni i Policisë së Sarandës, arrestohen 2 persona
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, bënë arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve 29 vjeç dhe 23 vjeç të dy banues në Sarandë.
Arrestimi i tyre u bë pasi sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lokalin në pronësi të 29-vjeçarit në lagjen nr. 1, Sarandë, ku ishte i punësuar dhe shtetasi 23-vjeçar, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pajisje kompjuterike që shërbente për zhvillimin e lojërave të fatit.