11- vjetori i partisë MEGA, një urim i veçantë në Finiq nga Niko Kuri
Kandidati për deputet i propozuar nga partia MEGA që është në koalicion me PS-në Niko Kuri ka përcjellë një mesazh urimi në 11- vjetorin e MEGA-s.
“Urimin për 11-vjetorin e krijimit të Partisë “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, në të cilën kontriboj me kënaqësi edhe unë gjatë gjithë jetës së saj, e rezervova jo pa qëllim në takimin me banorët e Finiqit.
Arsyeja e thjeshtë: se këtu u themelua partia MEGA dhe banorët e këtij fshati historik qëndruan gjatë gjithë viteve besnikë të vizionit për një jetë më të mirë të Minoritetit Etnik Grek në vendlindjen e tij!
Jetë të gjatë dhe suksese partisë që misionin e përfaqësimit të interesave të Minoritetit Etnik Grek di ta kryejë me korrektësi dhe dinjitet!”, shkruan në mesazhin e tij mjeku i njohur Niko Kuri. /Sarandanews.com/