VIDEO/ Ilir Meta në Vranisht, fushatë për LSI me njerëz të “Agimit të Artë” dhe duke shkelur çdo rregull
Ndërsa Ilir Meta shfaqet si atdhetar dhe jep alarmin për kërdinë që po bën Covid në vend, dhe për këtë akuzon Edi Ramën, vetë bën të kundërtën.
Ai ka dalë para disa ditësh të bëjë fushatë për LSI-në në Vranishtë të Vlorës, duke shkelur çdo masë kundër Covid, dhe duke ia shtruar me mish e raki.
Dhe sit ë mos mjaftonte kjo, në krah ka pasur personazhe të dyshimtë.
“Kjo video eshte bere ne nje lokal ne Vranisht para pak diteve. Presidenti shkoi atje per te ngrene nja dy kecer i rrethuar nga ca kecer qe duan ta bejne president te Shëiperise se Madhe.
Ajo qe te habit, eshte se ate dite ne Vranisht ishte 77 vjetori i masakres naziste ne Vranisht ku u masakruan 60 burra, gra e femije te Vranishtit dhe Presidenti ne vend te shkoje ne qender te fshatit per te vene nje tufe me lule te lapidari i deshmoreve ne kujtim te tyre, ulet ne periferi te Vranishtit me njerez ordinere.
Njeri prej tyre eshte ne krahun e djathte te Metes dhe quhet Bardhosh Micaj. Ky, ne zgjedhjet e parafundit lokale ishte mbeshtetesi Nr 1 i Fred Bejlerit.
Eshte i filmuar bashke me te ne nje aktivitet te Agimit te Arte ne Athine dhe ne prag te zgjedhjeve kontigjentit te PD ne Vranisht ju shperndau nga 50 euro pasi po te fitonte Bejleri, djali i Bardhoshit do behej zv.kryetar i Bashkise se Himares.
Sa turp per nje president qe ne njeren ane atakon Ramen per shitje te detit dhe vet ulet me perfaqesues te Agimit te Arte ne Vranisht, qe nuk jane vetem llumi i Vranishtit, por i gjithe Lumit te Vlores”, thotë personi.