Vdekja e gruas me aftësi të kufizuar në Sarandë, flet drejtori i spitalit
U nda sot nga jeta Alkina Zhulatit, njëra nga motra me aftësi të kufizuar ne Sarande
Kujdestari i motrave me aftësi të kufizuar pretendon se gruas i ka munguar shërbimi shëndetësor dhe se nuk u është kryer mjekimi, pavarësisht se ato kanë kërkuar shërbim nga Spitali i Sarandës.
Do të jetë mjekësia ligjore që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes, ajo që ishte e dukshme është se nuk ka pasur kujdes shëndetësor gjatë 15 ditëve të fundit.
Nga ana tjetër në një intervistë për Report Tv, drejtori i spitalit në Sarandë, Erjon Dhroso, tha se atyre nuk u ka munguar ndihma mjekësore.
Sipas tij ato ishin në gjendje të rëndë për shkak se jetonin në ambinte të papastra, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga mjekësia ligjore.
‘Po jam në dijeni të rastit, kam pasur komunikim me xhaxhain e tij që është në Athinë, motrat janë trajtuar tre herë. Nuk e di çfarë thotë kujdestari, kam edhe komunikim në Viber me xhaxhain e tyre që më falenderon. Mund të kenë pasur probleme nga ambientet e papastra që kanë jetuar këto ditë.
Ky ka qenë problemi kryesor i tyre, por edhe janë kuruar për atë infeksion, ato nuk vishnin as këpucë, shkelnin zbathur. Nuk ka lidhje infeksioni me të marrë jetën, por ndoshta nga diçka tjetër. Nuk ishin në atë gjendje që të sillnin vdekjen arsye e plagëve në këmbë.’- tha Dhroso