Sfidojnë PS e PD/ Deputeti Sarandës në koalicionin me Gjuzin dhe Jenisherin
Është regjistruar koalicioni i dytë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Bëhet fjalë për një grup deputetësh të cilët kanë hyrë në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës.
Pjesë e këtij koalicioni është Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnit, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.
Në kërkesën e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky është koalicioni i dytë që regjistrohet, pas atij të Partisë Demokratike dhe aleatëve, është ai me emrin Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët, ose shkurt AOKBEPEK,