Sarandë, gruaja e denoncon për dhunë fizike dhe psikologjike, arrestohet nga Policia
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, një shtetas banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është kryer pasi sipas Policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.