Sarandë, arrestohet 25-vjeçarja dhe procedohet një 36-vjeçare, vodhën supermarketin ku punonin
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë një shtetase 25 vjeçe dhe kanë proceduar penalisht një shtetase 36 vjeçe.
Akuza që rëndon mbi 2 gratë është për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Sipas Policisë, 2 gratë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarketin ku ishin të punësuara, në Sarandë.