PROFIL/ Kush ishte Hariz Mema?

U nda këtë të nartë nga jeta në moshën 54-vjeçare në mënyrë të papritur kryetari i PD, dega Sarandë, Hariz Mema.

Shkaku i vdekjes së Z. Mema ishte një atak kardiak, që rezultoi fatal për të.

Por kush është Hariz Mema?

Gjatë 30 viteve demokraci, është angazhuar në të gjitha ngjarjet e sfidat e mëdha të Partisë Demokratike, angazhim të cilin po e vazhdonte me përkushtim edhe në ditët e sotme, duke qenë njëri nga drejtuesit kryesorë të Shtabit Qendror të qarkut të Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Harizi vinte nga një familje me vlera të larta atdhetare dhe të persekutuar prej regjimit komunist.

I diplomuar për ekonomi u shqua si sipërmarrës i suksesshëm në Sarandë.

Hariz Mema ka qenë nga viti 2011 deri në 2014 kryetar i Shoqatës “LABERIA” – Dega Sarandë.

Nga viti 2012 ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Sarandë.

Në vitin 2014 u zgjodh për herë të parë kryetar i Partisë Demokratike për Sarandën, dhe në këtë detyrë u rikonfirmua përsëri në vitin 2018.

Në zgjedhjet e vitit 2017 ishte kandidat për deputet në qarkun e Vlorës në listën e Partisë Demokratike.

Gjatë madatit të tij 8 vjeçar si kryetar i degës, Harizi gjatë gjithë kohës ishte në opozitë me pushtetin për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Sarandës dhe është shquar për përkushtimin, korrektësinë dhe ndjenjat atdhetare.

Në krye të Partisë Demokratike shqua për qytetari, tolerancë dhe vendosmëri të palëkundur në aksionet politike.

Harizi ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Hariz Mema ka një kontribut të çmuar në jetën shoqërore e politike të qytetit të Sarandës si anëtar i këshillit bashkiak dhe drejtues politik.

Vdekja e tij e parakohshme është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për bashkëshorten e tre fëmijët e tij, për të gjithë miqtë dhe shokët, për Sarandën, për familjen e Partisë Demokratike.

Ai ishte njëherësh edhe biznesmen, pasi prej vitesh kishte një biznes disa vjeçar mobilerie në Sarandë. Mema gëzonte respektin e qytetarëve të Sarandës.

Sarandanews.com i shpreh ngushëllimet familjes dhe gjithë dashamirësve!