“Në kantierin mbresëlënës të Lungomares së re të Sarandës”, Rama: Në sezonin turisitik do mikpresë pushues të shumtë
Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Sarandë, ku inspektoi kantierin e Lungomares, duke theksuar se këtë sezon turistik ajo do të mirëpresë turistët e shumtë.
Në këtë takim Rama shoqërohej nga kryebashkiaku Adrian Gurma, deputeti Hyseni, Damian Gjinkuri si dhe nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.
“Sarandë – Në kantierin mbresëlënës të Lungomares së re të Sarandës, e cila këtë sezon turistik do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar , përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km”, shprehet Rama.
Shëtitorja e re e Sarandës do të ketë një impakt mjaft pozitiv në qytetin e Sarandës sidomos në ekonominë e biznesve që operojnë në atë zonë.