FOTOT/ Rikualifikimi i DRSHTRR Sarandë, Gonxhe: Ambiente që do ofrojnë shërbim optimal
DRSHTRR Sarandë do të marrë një tjetër pamje, pas rikonstruksionit që po kryhet në këtë godinë e cila do të ketë kushte me standarte të larta.
Është vetë drejtori i përgjithshëm i DRSHTRR Blendi Gonxhja që ka shpërndarë pamjet nga punimet.
“Ka nisur puna edhe për rikualifikimin e DRSHTRR Sarandë! Do marrë dritë e formë edhe kjo drejtori rajonale, për t’u kthyer në një ambient shërbimi optimal!
Punime për rrjete, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim i ri, ambiente sanitare, minipoligon testimi, parkime, ndriçim e gjelbërim!
Me marrjen edhe të shërbimit të kolaudimit, punimet do shtrihen edhe tek objekti i kontrollit teknik, përfshirë dhe tërë oborrin! Investimi me fondet e DPSHTRR nga të ardhurat takuese prej vetëfinancimit!”, shkruan Blendi Gonxhja. /Sarandanews.com/