Covid i merr jetën një tjetër pacienti nga Saranda
Një tjetër qytetar nga Saranda është ndarë sot nga jeta.
Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila në njoftimin e sotëm bëri me dije se në 24 orët e fundit humbën jetën 16 qytetarë, mes tyre dhe 1 nga Saranda.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftim.