Braktis PD-në, Dhimitraq Lapa kandidat i LSI për deputet në Sarandë
Drejtuesi politik për qarkun Vlorë të LSI-së, Luan Rama, ka qenë sot në Sarandë ku ka prezantuar kandidatin për deputet që do të mbulojë këtë qytet.
Dhimitraq Lapa do të jetë kandidati i LSI-së për Sarandë.
Lapa është një emër i njohur pasi më parë ka qenë një nga antarët kryesorë të PD Sarandë, si dhe këshilltar në Këshillin bashkiak.
Përplasjet e tij me disa prej drejtuesve të sotëm të PD Sarandë ka sjellë dhe largimin e tij nga kjo forcë politike, duke iu bashkuar LSI-së. /Sarandanews.com/