Borshi i zbrazur në dimër, të ardhura vetëm nga ullinjtë dhe agrumet
Kjo është rruga që të çon në Borsh. Në verë prej trafikut nuk e shijon dot kaq shumë sa tani peizazhin e bukur të këtij fshati turistik në jug të vendit.
Nuk sheh pothuajse asnjë mjet të hyjë e të dalë nga fshati. Në rrugët e të cilit ndryshe nga vera të zë malli të shohësh njerëz. Fshati në dimër pothuajse boshatiset.
Ato pak familje që nuk lënë banesat janë mosha të mëdha dhe të moshuar që përpiqen të sigurojnë jetesën nga shitja e ullinjve apo agrumeve. Ekonomia e tyre dobësohet në këtë periudhë pasi dhe sezoni i të vjelave ka përfunduar.
“Deri tani kanë punuar tek ulliri njerëzi tani janë pa punë. Fukarallëk është. Janë të stresuar edhe nga ngujim I sëmundjes se kanë frikë. Përfundoi dhe sezoni i ullirit me vështirësi e kalojmë”.
“Të gjithë kemi pensione kooperative ku dalin. Kanë as të blejnë shumicën e ilaçeve”.
“Me ullirin me agrumet s’ka gjë tjetër”.
Prej pandemisë edhe verën e shkuar nuk fituan para për ti kursyer në dimër.
“Vinin pushues po i kërkonin lirë dhomat”.
“Nga vitet e tjera ishte më i shkurtër si zezon. Këtë vit zgjati një muaj pa asnjë ditë.”
Virusi në këtë fshat ka prekur disa banorë madje dhe rëndë. Paratë e mbledhura nga vera i shpenzuan për kurim.
“Kemi një mjeke një pronar i një fabrike dhe kunata ime u sëmurën rëndë u kuruan në Tiranë me lekët e tyre. E të tjerë janë mjekuar me lekët e tyre kot thonë ilaçet falas.”
Borshi ky fshat i bekuar për bukuritë natyrore mes detit dhe ullinjve është vendbanim mijëravjecar që e fakton kalaja e Sopotit e ngritur mbi këtë kodër. Por mbresëlënëse është dhe kjo ujëvarë me ujë të kulluar që kushdo që kalon këtu ndalon për pak për tu freskuar.