Takimi me drejtuesit e policisë Sarandë, Alket Hyseni kallëzohet në KQZ
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë kallëzimet në kuadër të vendimit për veprimtaritë e ndaluara për t’u promovuar gjatë fushatës elektorale, dhe jo vetëm nga subjektet politike por dhe nga qytetarë të ndryshëm.
I fundit është kallëzimi me deputetin e PS Alket Hyseni, ku sipas kallëzimet ky fundit shihet në një takim edhe me zyrtarë të policisë.
“Me date 6 janar 2020 deputeti A.Hyseni ka thirrur ne takim drejtues te policise se shtetit Sarande.
Zoti Hyseni eshte deputete, eshte politikan, eshte kandidat ne zgjedhje dhe drejtues politik i zones, dhe asnje pike e legjislacionit shqiptar nuk i jep te drejte deputeteve te therrasin ne takim e te kerkojne llogari policise se shtetit.
Rasti konkret perben shkelje te dispozitave ligjore dhe nje sinjal negativ per zgjedhjet dhe rolin e Policise ne to, ndaj eshte ne interesin e vete KQZ te reagoje per distancimin nga praktika te tilla dhe ndalimin e tyre ne te ardhmen”, thuhet në kallëzimin e postuar në faqen e KQZ.
Ajo që vihet re është se LSI gjithashtu ka adresuar një sërë kallëzimesh në KQZ.