Sherr me thika në Sarandë, një i ri transportohet në spital
Plagoset një i ri në qytetin e Sarandës. Dyshohet se pas një grindje banale mes të rinjsh ka ngelur i plagosur me thikë një 20 vjecar, banor i Sarandës.
20 vjeçari me inicialet R.A, është transportuar në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” i goditur me thikë.
Mesohet se i riu ka katër goditje në pjesën e pasme dhe në duar.
Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje.
Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.