Shën Vasili i Sarandës, fshati pa fëmijë, banorët: Politikanët vijnë vetëm kur duan votat
Banorët e Shën Vasilit fshat ky i Sarandës janë pothuajse të gjithë pensionistë. Mosha e thyer ka më shumë nevojë për shërbime por këtu mungojnë.
“ Po u sëmura duhet të iki në Sarandë po s’ika dot ja ku janë varrezat”, ka thënë një banor.
Banorët thonë se politikanët i shohim vetëm kur ka zgjedhje. Votojnë majtas por shprehin zhgënjim.
“Vijnë sa na marrin votat për vete dhe na harrojnë”, shprehet një tjetër.
Pensionet s’ju dalin dhe detyrohen të mbjellin tokat. Kanë mbetur rreth 300 banorë ka shtëpi bosh dhe me një banor.
“Njerëzit e mi kanë ikur të gjithë, vetëm unë kam mbetur vetëm më kanë ikur të gjithë. Vetëm ky plaku ka ngel dhe i them mirmëngjes një plaku përballë që jeton i vetëm, ka ardhë nga Burreli”, tha një banor.
Fshati ka marrë emrin shenjtori që u emërtua kisha. Banorët tregojnë se me braktisjen e fshatit kisha frekuentohet gjithnjë e më pak.
Para komunizmit këtu ishte manastir gurët e paktë që kanë mbetur tregojnë hijen e tij. Të tjerët shërbyen për ngritjen e një vatre dijeje.
“Me gurët u bë shkollë. Kisha u bë depo armatimi”, ka thënë një banor.
Që të çrrënjosej feja dhe emrin i shenjtorit mos dëgjohej më fshati i ndryshuan dhe emrin nga Shën Vasil në Përparim. Identiteti ju rikthye pas vitit 1990. Fshatit ju vendos sërish emrin Shën Vasil.