Rreshjet në Sarandë, Nënprefekti Mirosh Birjani jep detaje mbi situatën e deritanishme
Rreshjet e dëndura e të pandërprera gjatë ditëve te fundit kanë bërë që situata e prurjeve të ujit nga lumenjte Kalasë e Bistricë si dhe e përrenjve të tyre, të rritej në mënyrë shqetësuese për popullatën dhe ekonominë e të dyja nënprefekturave Sarandë e Delvinë.
Megjithatë qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve ka vazhduar normalisht.
Më e rënduar ka qenë situata në bashkinë Finiq, pasi ujërat e lumit Bistricë kanë dalë jashtë shtratit, jo vetëm nga reshjet por edhe nga hapja e portave të HC, sidomos në rrugën kryesore në Krane dhe tek ura e Alikos, ku pati një ndërprerje në dy anët e rrugës së Alikos, për dy orë.
Në zonat e tjera qarkullimi ka vazhduar normalisht. Me rënien e intensitetit të reshjeve situata po shkon drejt normalizimit.Ndërkohë mësojmë nga hidrovori në Cukë se niveli i ujërave është rritur me 60 cm dhe nga hidrovori Butrint niveli i ujërave është rritur me 30 cm.
Të dy pompat e reja, si ajo në Cukë dhe ajo në Butrint, janë në punë non stop dhe niveli është në rënie. Ndërkohë që lëvizja me mjeteve është normale, përfundon informacioni i nënprefektit të Sarandës, Mirosh Birjani.