Reshjet rrëmbejnë urën në Drashovicë, u ndërtua 3 vjet më parë nga kryebashkiaku i PD
Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit në vend kanë nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punëve publike.
Një rast i tillë është ura që u ndërtua për ujësjellësin e Drashovicës dhe që lidh lagjen e Paramillosë. Siç mund të shihet në fotografi ura është shembur gjatë ditës së sotme teksa këmbët e saj janë rrëmbyer nga ujërat.
Kjo vepër ishte pjesë e projektit për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Drashovicë, projekt me vlerën 77,372,062 lekë. Investimi është prokuruar dhe kryer në vitin 2016-2018 nga Bashkia e Selenicës e drejtuar nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike Përparim Shametaj.
Në inaugurimin e kësaj urë nuk kanë munguar jo vetëm lavdet e falenderimet për Shametajn dhe Partinë Demokratike por edhe për ish-deputetin demokrat të Vlorës, ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj.
Por cilësia me të cilën demokratët e ndërtuan urën duket qartë nga fotografitë bashkëlidhur.