Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Delvinë, rruga hyrëse e Delvinës nga Saranda një prioritet kryesorë
Bashkia e Delvinës ka publikuar planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë, ku tregohen disa nga projektet prioritare të zhvillimit afatshkurtër.
Një ndër to është rikonstruksioni i rrugës hyrëse të Delvinës nga Sarandë.
Ky investim do kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me një vlerë prej 65. 800. 000 lekë.
Punimet pritet të përfundojnë brenda 1 viti.
Ky investim do të krijojë një lehtësi komunikimi mes banorëve të Delvinës për të pasur më shumë akses në shërbime dhe rritur standartin e jetesës. /Sarandanews.com/