Pas kritikave të Sarandanews Hariz Mema mëson të shkruajë shqip: Dora e shtetit nuk ndjehet në Sarandë

Një lajm i mirë vjen nga Saranda.

Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, pas kritikave të Sarandaneës.com ka reflektuar duke mësuar gjuhën shqipe dhe bërë për herë të parë një status pa gabime.

Mema ka komentuar ngjarjet e fundit nga problematikat në Sarandë tek darka e qeverisë në Dubai.

“Dora e shtetit nuk duket dhe nuk ndjehet për fermerët e Sarandës, ai është inegzistent.

Sikur mos të mjaftonte breshëri i muajit tetor, i cili shkaktoi një dëm mjaft të madh për fermerët e Mursisë, Xarrës, Vrinës, bregut e me rradhë në gjithë rrethin e Sarandës, të cilët kultivojnë manderina, akoma më keq për t’a ishte periudha e shitjes!

Me qindra familje që mbahen nga këto bimë frutore, malli i tyre shkoi dëm, u kalb, pasi shteti nuk i favorizoi aspak. U favorizua manderina e importit. Çmimi i shitjes nuk mbulon dot as kostot, kështu që këta fermerë kanë falimentuar.

Rruga e Borshit u shkatërrua për shkak të abuzimit me fondet publike, pasi është ndërtuar kryekëput pa standarde.

Përmbyjet në gjithë vendin janë përhapur e kanë mbuluar një masë të madhe të siperfaqes tokësore. Njerëzit janë në mëshirë të fatit, shteti sërisht nuk ndjehet, pasi nuk mbulon dot as 5 përqind të nevojave të banorëve të prekur.

Një katastrofë natyrore dhe njerëzore për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimit nga qeveria.

E mandej vijmë te luksi i qeverisë, ku shqiptarët “notojnë” e flenë në qiell të hapur, kurse ministrat e babëzitur harxhojnë milionat e taksave të shqiptarëve për t’u harbuar skutave të botës.

Fatkeqësia për Sarandën koordinohet mes; katastrofës së fermerëve, përmbytjeve për shkak të mos pastrimit të kanaleve të kullimit e argjinaturave, rrugës së Borshit të pudrosur e vjedhur, e qeveritarëve që harbohen mes luksit në Dubai ku paguajne 1500 Euro një biftek.

25 prilli është dita e gjykimit për këtë kastë, e dita e shpresës për shqiptarët e sarandiotët në veçanti!”, shkruan Mema që duhet përshëndetuar për statusin e tij prej “intelektuali”. /Sarandanews.com/