Pas Dashamir Tahirit në Sarandë, ish kreu i PD Ardian Kollozi kalon tek Bindja Demokratike
Bindja Demokratike ka “asfikuar” PD ne qarkun e Vlores, teksa po zgjedh nje nga nje kandidatet potenciale per te garuar ne zgjedhjet e 25 prillit!
Ne fillim prezantoi ish deputetin e PD dashamir Tahiri ne rrethin e Sarandes, i cili pritet te mbledhje nje numer te madh votash per te gjithe qarkun!
Tashme ka caktuar si kandidat dhe si njeriun qe do te drejtoje fushaten elektorale ne Vlore pikerisht ish deputetin demokrat Ardian Kollozi.
Kollozi e filloi karrierën politike si pjesë përbërëse e dhjetoristëve. Ka qenë student i dhjetorit, i atij dhjetori të ftohtë, por shumë të ngrohte për zemrat tona.
Ka qenë një nga mbështetësit kryesorë në stafin e Mexhit Haxhiut për zgjedhjet qëndrore në vitin 2001.
I ngjiti shkallët e karrierës politike në mënyrë të pastër, pa komplekse, me vullnet, këmbëngulje, ka qenë i hapur më këdo, ka reflektuar vlera dhe ne krenohemi me një figurë të tillë.
Ky është kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Ardian Kollozi. Ai është pjesa më vitale e Bindjes Demokratike në Vlorë dhe si gjithmonë energjik.
Ardi Kollozi gjatë këtyre viteve ka fituar një pjekuri politike, duke qenë dy herë radhazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kryetar i Partisë Demokratike në Vlorë, prej vitit 2019 ishte themelues i Bindjes Demokratike dhe nismëtar i krijimit të saj për Degën Vlorë.
Ardian Kollozi e ka nisur punë mirë. Ka bërë takime me një pjesë të madhe të strukturave të Bindjes Demokratike. Në takimin me strukturat Ardi Kollozi ndër të tjera theksoi: “Unë jam me ju, djali juaj nuk flas shumë, por do realizoj shumë.
Për ju unë do të hap një zyrë ku do të hyjnë e do të dalin njerëzit tanë vlonjatët e vuajtur dhe do të zgjidh hallet e popullit.”
dhe të lëkundurit që ishin gjërë në ato momente sikur u çliruan nga një ngërç që i kish mbërthyer dhe në moment iu përgjigjën: “Jemi me ty, sepse ti je shpresa jonë, ti je djali i Vlorës dhe kemi nevojë për ty.
Mjaft me premtime boshe të Partisë Socialiste. Kemi nevojë për një ndryshim.”
Megjithëse kandidatura e Ardit është shumë herë e plotësuar, e kompletuar në krahasim me kundërshtarin politik, ai përsëri me thjeshtësi di të bëjë vlerësime me pjekuri, me maturi, pa fyerje.
Dhe kjo është normë e etikës morale të kandidatit dhe Bindjes Demokratike, e cila i qëndron besnik betimit që ka bërë për të ruajtur etikën morale në fushatë.
Kollozi grumbulloi rreth vetes dhe u mbështet nga njerëz që i përkasin degës që ai kandidon, e cila ka në udhëheqje të saj demokrate të fillimeve të para që kanë drejtuar strukturat si Kasem Mahmuti, Klarida Rapushi, Arsen Belaj, Mirela Shekaj, Valbona Mezini etj.
Këta njerëz po punojne fort per Bindjen Demokratike dhe pane tek Ardi Kollozi alternativën e tyre.
Misioni që ka marrë kandidati Ardi Kollozi dhe kandidatët e tjerë të Bindjes Demokratike është i vështirë, por i realizueshëm pozitivisht nga kandidatët e Partisë Bindja Demokratike.
Si djalë i rritur me vuajtje ku njohu vetëm ngrohtesinë e nënës, ai njohu dhe vuajtjet e popullit vlonjat dhe për këtë ai premton se do t’i zgjidhë.
Vlerat e Bindjes Demokratike dhe vlerat e kandidatit Ardi Kollozi si njeri do të alternohen dhe do t’i shërbejnë Vlorës dhe gjithë Shqiperisë.