Hariz Mema shpreh habinë: Nuk e mendoja dot që pas 30 vjetesh do të vazhdonte çensura e mediave
Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, ka shpërndarë faqen e parë të gazetës Rilindja Demokratike.
Mema shprehet i habitur se si pas 30 vitesh media sërish ka çensurë.
Duket qartë që kreu i PD Sarandë, as lexon dhe as sheh ndonjëherë TV, pasi mjafton një vëzhgim i thjeshtë që media opzitare ka me shumicë dhe nuk lënë gjë pa sharë nga mëngjesi në darkë për kryeministrin dhe qeverinë.
“Nuk mund ta mendoja se edhe pas 30 vjetesh do te vazhdonte çensura e mediave…….
Vlera e kesaj medie historike do te jetoj…..
Sa e çmuar eshte liria……
25 prilli do te jete permbisja e madhe dhe kthimi ne normalitet….
Shqiperia do behet si Europa!!”, shkruan Mema që duket qartë që e ka shkruar ai statusin se dallohen gabimet ortografike, ndryshe nga ato të mëparshmet që ia dërgojnë gati. /Sarandanews.com/