Denaj takime me bizneset në Konispol: Me përjashtimin nga TVSH-ja, më shumë para në duart e tyre
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe kryebashkiaku Shuaip Beqiri ka zhvilluar takime dhe me biznesin në Konispol.
Denaj shprehet se me përjashtimin nga TVSH-ja që ndërmorëm për bizneset me xhiro deri në 10 milion, do t’i ndihmojë këto biznese të kenë më shumë para në duart e tyre.
POSTIMI I ANILA DENAJ
? Me njerëzit punëtorë të Konispolit
Është gjithmonë kënaqësi kur takoj njerëz, që më punën e tyre të përditshme mbajnë gjallë ekonomitë e vogla familjare edhe në zona të largëta, sic ëshë Konispoli.
? Përjashtimi nga TVSH- që ndërmorëm për bizneset me xhiro deri në 10 milion, një fakt tashmë, do t’i ndihmojë këto biznese të kenë më shumë para në duart e tyre ? dhe t’i vënë në përdorim për të rritur mirëqenien dhe për të hapur vende të reja pune ???????.
#MbështesimBiznesineVogël