Vlorë/ Aksion antidrogë, arrestohen rreth 30 persona
Rreth 30 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni antidrogë.
Mësohet se personat e arrestuar janë survejuar prej disa kohësh nga ana e autoriteteve.
Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabis.
Aktualisht operacioni po vijon, ndërsa autoritetet po ushtrojnë kontrolle në disa vende të cilat konsiderohen si bazat e të arrestuarve për lëndët narkotike.
Referuar informacioneve të deritanishme, për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.