Vendosen ndenjëse të reja të autobusëve të linjave qytetëse në Sarandë, Ksamil, Berdenesh e Shelegar

Nga e marta, qytetarët që përdorin linjat qytetëse të autobuzëve në Sarandë, Ksamil, Berdenesh e Shelegar, do të kenë kushte mjaft komode.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma ndër të tjera shkruan:

“Janë vendosur ndenjëset në vendqëndrimet? e autobusëve ?të linjave qytetëse në Sarandë,Ksamil,Berdenesh e Shelegar”, nënvizon Gurma.

Pritet që kushte më të mira të udhëtarëve do të ketë dhe në zona të tjera, ku do investohen dhe në Gjashtë etj. /Sarandanews.com/