Vaksinohet për COVID-19 Kyriakos Mitsotakis: Plotësisht pa dhimbje
Mbas presidentes së vendit Katerina Saqeropoulu, infermieres Aftathias Kambosiuli dhe pensionistit Mihalis Giovanidhis, Kyriakos Mitsotakis është personi i katërt në vend që u vaksinua me vaksinën e te anti covid.
Duke iniciuar procesin e vaksinimit,në atë që kryeministri i vendit e quajti operacioni ,”Liria”, Mitsotakis u shpreh optimist: “Nuk ndjeva asnjë dhimbje gjatë vaksinimit”.
Tashmë të gjithë grekët duhet të buzëqeshin poshtë maskave të tyre,pasi nisi sfida më e madhe për vendin në këtë kohë pandemie,vaksinimi masiv i popullatës kundër koronavirusit.
Klasa politike dërgoi e bashkuar një mëzash të qartë se vaksina është e sigurtë dhe rezultative.
“Së bashku me mua do të vaksinohen edhe punonjës të sektorit shëndetësor, të cilët që në momentin e parë gjende në vijën e parë të frontit kundër covid dhe që të gjithë ne iu dedikohemi shumë”, deklaroi Mitsotakis.
Duke treguar se politika greke është e bashkuar në luftën kundër covid 19,është vendosur që të vaksinohen përpara kamerave të gjithë kryetarët e partive parlamentare në vend, kabineti qeveritar, krerët e policisë, ushtrisë dhe organizmave jetikë të vendit, ndërsa edhe sinodi u shenjtë i kishës ortodokse i ka bërë thirrje popullatës të vaksinohet për të luftuar kundër covid.
Në 5 spitale të vendit, Athinë, Selanik, Patër, Kretë, Janinë janë hapur qendrat e vaksinimit,në të cilat do përdoren fillimisht 9700 dozat e para të mbërritura në vend,ndërsa deri në fund të muajit mars 2021, në Greqi do të mbërrijnë 1.3 milionë doza të vaksinës.
Ndërkohë, qeveria greke njoftoi pret edhe doza të tjera të vaksinave të kompanive të tjera,sapo ato të marrin aprovimin nga organizmat europianë të shëndetësisë.