Spekulimet/ Alket Hyseni një nga emrat që mund të ulet në karrigen e ministrit të Brendshëm
Ministri Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është duke diskutuar lidhur me gjetjen e emrit të mundshëm që do drejtojë këtë ministri të rëndësishme.
Sipas spekulimeve të fundit në qarqet mediatike të Tiranës, kandidatët kryesorë që po diskutohen si të mundshëm për ministër të Brendshëm janë Arben Pëllumbi, Alket Hyseni, Erjon Braçe, Taulant Balla, Elona Gjebera apo dhe Elisa Spiropali.
Pritet që të premte Rama të vendosë Ministrin që do zëvendësoje Sandër Lleshajn, ku nuk përjashtohen dhe emra të tjerë surprizë. /Sarandanews.com/