Sarande, neglizhenca po përhap Covid-in
Mosmbajtja e maskave dhe respektimi i rregullave të tjera parandaluese, konsiderohet një prej faktorëve kryesore të përhapjes së koronavirusit në Sarandë, ku numri i të infektuarve ka shënuar rritje.
Mjekët nga ana tjetër, thonë se po përdorin testet e shpetja për të këputur zinxhirin e transmetimit.
Neglizhimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit është arsye kryesore e përhapjes së virusit vdekjeprurës në Sarandë.
Mosmbajtja e maskës dhe grumbullimet janë dy nga shkeljet më të dukshme.
Grupmosha më e prekur është 20-65 vjeç. 61% e të infektuarve janë të seksit femër.
Mjekët thonë se me aplikimin e testeve të shpejta është rritur numri i aplikimit dhe ndërpritet zinxhiri i infeksionit.
Në qarkun e Vlorës janë 1147 raste aktive me Covid.