Miratohet projekt buxheti i vitit 2021, Gurma: Buxhet ambicioz, mbështet biznesin në këtë periudhë të vështirë

Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi për projekt buxhetin e vitit 2021.

Kryebashkiaku Adrian Gurma, shprehet se ky buxhet përmirëson funksionimin e administratës, cilësinë e shërbimeve publike si dhe garanton mbështetjen e bisneseve në këtë situatë jo të zakonshme.

POSTIMI I ADRIAN GURMËS.

Sapo miratuam në Këshillin Bashkiak,projekt buxhetin për vitin 2021,nje buxhet ambicioz që përmirëson funksionimin e administratës,cilësinë e shërbimeve publike si dhe garanton mbështetjen e bisneseve në këtë situatë jo të zakonshme.

Buxhet që synon:

? Konsolidimin e shërbimeve publike me :
Përmirësimin e manaxhimit të mbetjeve urbane.
Përmirësimin e rrjetit të ndriçimit publik dhe të hapësirave të gjelbra.

?Nxitjen e zhvillimit ekonomik për bisneset nëpërmjet lehtësimit fiskal,si dhe marrëveshjeve për afatet e pagesave në rastet e vështirësive  financiare

?Ndërtimin e infrastrukturës moderne e bashkëkohore në shërbim të komunitetit dhe të  turizmit.

?Avancimin e politikave sociale me përmirësimin e shërbimeve shoqërore,mbështetjen financiare dhe kujdesin për shtresat në nevojë.

Paraqitëm njē projekt buxhet të strukturuar në mënyrë të tillë që jo vetëm të tejkalojë vështirësitë dhe efektet e situatës së krijuar nga pandemia,por në të njējtën kohë të realizojë me sukses edhe  objektivat e vendosuara nga qeverisja lokale.

Punë të mbarë në vijim?

/Sarandanews.com/