KKRRT miraton ndërtimin e “Marina Limion” dhe 2 resorteve turistike në Sarandë
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar lejet për ndërtimin e Portit turistik në Limion dhe 2 resorteve, një në Limion dhe një tjetër që ende nuk duhet vendodhja.
Vetëm pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Sarandës ka zhvilluar një mbledhje ku janë miratuar edhe ndryshime në Planin Rregullues të qytetit, por që deri tani për publikun nuk dihet asgjë se çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë plan.
Lejet e miratuara në mbledhjen e KKRRTSH
– Leje Zhvillimi për objektin: “Porti turistik dhe i shërbimeve “Marina Limion” dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k.
– Leje Zhvillimi për objektin: “Resort Turistik me parkim nëntokë”, mc vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqërinë “Alb-Star” sh.p.k.