Delvinë, vijon rikonstruksioni i rrugëve në çdo lagje
Në Delvinë puna për rikonstruksionet e rrugëve të brendshme vijon në çdo lagje të qytetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiakja Majlinda Qilimi shkruan:
“Muaj te mbare !
Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të qytetit Delvinë. Pasi përfundoi sistemimi i rrugës “Javer Malo” vazhdohet më tej për sistemimin e rrugëve të tjera të qytetit.
Aktualisht po punohet në rrugën”Rruga e Zejtarëve” për të vazhduar më tej me sistemimin e rrugës “Gaqo Lula” dhe “Daut Barimi”.
Edhe pse në situatë jo të favorshme financiare,ne arritem t’i shërbejmë komunitetit duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore
Punime të mbara ! Muaj te mbarë!”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/